Rreth Nesh

CRO-TEAM perbehet nga bashkimi i nje grupi kompanish prodhuese dhe ndertuese Kroate, aktiviteti i te cilave konsiston ne eksportin e produkteve apo sherbimeve te tyre. Pjese e grupit te CRO-TEAM jane dy kompani ndertimi te specializuara me pervoje shume vjecare. Momentalisht kompanite partnere te CRO-TEAM kane punesuar rreth dy mije punetore. Fusha e veprimit te CRO-TEAM ndahet ne dy kategori. Se pari CRO-TEAM sherben si nje zyre kontakti midis kompanive Kroate dhe atyre Shqiptare, si edhe kompanive te tjera ne rajon. CRO-TEAM synon te krijoje marredhenie bashkepunimi midis ketyre kompanive ne fushen e prodhimit apo te ofrimit te sherbimeve te tyre, duke ofruar hapjen e fabrikave qofte edhe ne Shqiperi me ane te bashkepunimit me partnere vendas, implementimin e teknologjive te ndryshme dhe shkembimin e njohurive shume vjecare.

Se dyti stafi i CRO-TEAM eshte githashtu i specializuar ne organizimin e panaireve dhe seminareve, kjo e realizuar ne bashkepunim me partnerin tone Click Expo Group. Ne marrim persiper organizimin e eventeve te mesiperme per kompani te ndryshme, te interesuara ne konsulencen tone ne kete drejtim.

CRO-TEAM mirepret cdo kompani, e cila gezon deshiren dhe interesin per tu futur ne tregun Shqiptar dhe rajonal. Te interesuarit mund te na kontaktojne me ane te kontakteve ne website-in tone.

CRO-TEAM Albania ©, 2013, All rights are reserved. powered by TDB